Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BB: Lidhja Serbi-Shqipëri, prioritet kyç

“Lidhja e Serbisë me rajonin, e sidomos me Shqipërinë, është prioritet kyç i Bankës Botërore“, deklaruan përfaqësues të këtij institucionit gjatë një takimi me eksponentë të lartë të Qeverisë së Serbisë, përfshirë zëvendëskryeministrin dhe ministren e infrastrukturës së këtij vendi, transmeton rtk.

Në qendër të diskutimit, veç reformave që ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë në të ardhmen Serbia, kanë qenë edhe projektet infrastrukturore, ku sigurisht që në fokus ishte Korridori 10, pra autostrada Nish-Prishtinë, e njohur si “Autostrada e paqes”, ose autostrada e Ballkanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qëllimi jonë është që të lidhemi me rajonin dhe këto projekte janë tepër të rëndësishme për ne“, deklaroi Mihajloviq, ministre e infrastrukturës në Serbi.

Delegacioni i Bankës Botërore ndërkohë përbëhej nga zyrtarë të lartë të institucionit, të cilët përfaqësojnë një sërë rajonesh.

Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe infrastruktura hekurudhore. Beogradi e ka vendosur si prioritet zhvillimin në këtë drejtim pasi kërkon të futet në rrjetin europian të transportit hekurudhor.