Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basri Lenjani rezulton pozitiv me COVID-19

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus

Lenjani ka bërë të ditur për Info Pandemia në televizionin publik se, së bashku me gruan e tij dhe njërin nga fëmijët e tij janë të infektuar

Ai ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të tij dhe familjarëve.

“Ka qenë e pritshme sepse punojë në një shërbim ku kontakti me njerëzit është i vazhdueshëm. Për momentin jemi unë, nusja dhe djali i dytë. Për momentin jemi me humbjen e erërave, plogështi, kokëdhembje, lodhje klasike. Për momentin e menaxhueshme dhe jemi në terapi simptomatike me analiza laboratorike të konfirmuara dhe në bazë të të dhënave kemi qenë në fazën e inkubacionit sepse si profesionistë kam kërkuar që të testohet familja meqë punoj në klinikë ku kam pas kontakte të vazhdueshme pacientë. Dhe tre nga familja kemi rezultuar pozitiv, unë, guraja dhe djali i dytë”, tha Lenjani për KosovaPress.

Ndërsa, Lenjani ua ka merakun edhe pacientëve me COVID-19 të cilët nuk do të mund të sigurojnë terapinë për trajtim shtëpiak, meqë siç theksoi kjo është e kushtueshme.

“Shërimi shtëpiak është i kushtueshëm dhe çfarë bëjnë njerëzit që nuk kanë asnjë burim për të siguruar barnat dhe kjo është e dhimbshme për njerëzit që nuk kanë mundësi të sigurojnë barnat. Problemi është për hallexhinjtë, kush i viziton ata si mund t’i sigurojnë ata këto terapia”, është shprehur Lenjani.

Artikuj të ngjashëm