Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Basketistat” ndihmojnë përsëri familje të varfra në Kosovë

Shoqata sportive dhe bamirëse njëkohësisht me emrin BASKETISTAT ka ndihmuar të varfrit në Kosovë edhe këtë vit. Kjo shoqatë e formuar nga disa mërgimtar nga Kosova të cilët kanë shkuar në Londër në vitet 90’ ta, kanë ndihmuar 73 familje të varfra të cilat kanë përfituar pako ushqimore dhe higjienike. Këto ndihma janë shpërndarë në komunat: Skenderaj, Deçan, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Mitrovicë, Obiliq dhe Podujevë, përcjell Koha.net njoftimin e Kryqit të Kuq të Kosovës publikuar në Facebook.

Aktivitetet e tyre humanitare kanë filluar shumë vite më parë duke organizuar mbrëmje humanitare dhe duke grumbulluar mjete financiare. Me vite të tëra këto mjete i kanë dërguar në Kosovë ku përmes përfaqësuesit të tyre Nexhmedin Belulit dhe Kryqit të Kuq të Kosovës kanë bërë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për shumë familje nevojtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për punën dhe angazhimin e tyre humanitar, Kryqi i Kuq i Kosovës vite më parë ka ndarë edhe mirënjohje për këtë shoqatë. Por mirënjohja më e madhe për këta njerëz të vullnetit të mirë dhe shpërblimi më i madh për ta është falënderimi i sinqertë dhe nga shpirti i atyre që përfitojnë nga këto ndihma, i familjeve nevojtare.

{gallery}