Tiranë, 21 shkurt - Opozita ka hyrë sot në ditën e katër të protestës së saj, që po zhvillohet në sheshin përpara kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur qartë se nuk do të lëvizë nga sheshi pa largimin e kryeministrit Edi Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe mbrëmjen qe kaloi, qytetarë, simpatizantë dhe figura të ndryshme të Partisë Demokratike e kanë kaluar në çadër, ndërsa deri në orët e vona ka qëndruar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Demokratët kanë bërë thirrje që qytetarë të tjerë t’i bashkohen protestës së PD-së, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gjatë ditës së djeshme gjatë fjalimit para protestuesve, Basha u shpreh se shqiptarët nuk duan demokraci fasadë, por duan një demokraci funksionale. Ai nënvizoi se nuk kërkon pushtetin, por vetëm zgjedhje të lira e të ndershme.