Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha thërret për mosbindje civile nga jugu në veri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga çadra e protestës se prej 3 vitesh opozita ka qenë zëri i qytetarëve.

Që në fillim të fjalës së tij, Basha ka kritikuar dhe akuzuar shefin e Qeverisë, Edi Rama, për keqqeverisje, duke e akuzuar për kriminalizim të Qeverisë dhe korrupsion, transmeton Shqip.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edi Rama dhe Rilindja e kriminalizuar e kanë shkatërruar ekonominë shqiptare, me taksa të larta. Edi Rama solli përdhunuesit dhe trafikant në institucionet më të rëndësishme të administratës së shtetit. Diçka e madhe ka ndryshuar, shqiptarët janë bashkuar dhe do të vazhdojnë të jenë kështu deri në fiton e kauzës sonë. Edi Rama blen palmën 600 euro dhe i lë shqiptarët në kufijtë e mjerimit. Investimet e Rilindjes dalin skarco dhe prishen me shiun e parë. Mirëqenia e shqiptarëve nuk do ndryshojë dhe mjerimi do të rritet” , tha Basha.

Ndërkohë, më pas shefi i opozitës foli edhe për atë që është diskutuar një ditë më parë eurdeputetët dhe mazhorancës. Basha tha se kryeministri ka pranuar që të dorëzojë ministrat e tij dhe KQZ-në, por jo karrigen e tij.

“Vetëm kur qytetarët të zgjedhin me votën e tyre, mund të fillojë projekti i Republikës së Re. Dje Edi Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat e tij, kreun e KQZ-së, policisë e këdo tjetër, por nuk është gati që të dorëzojë karrigen e tij.

Merri ministrat, merr –merr, jep e merr. Kështu funksionin pazari i qelbur i peshkut nga koka. Tani duan të fusin edhe Lulzim Bashën në këtë pazar dhe të braktisim ëndrrën e shqiptarëve për një republikë të re. Kjo është ëndrra e Edi Ramës dhe Ilir Metës që nuk do bëhet kurrë realitet.

Nuk duam pushtet në tavolinë, nuk kemi kërkuar dhe as e do e kërkojmë. Nuk do bëjmë asnjë kompromis të ndryrë në kurriz të zgjedhjeve. Kemi kërkuar qeveri teknike, me Kryeministër teknik, me ministra teknikë. Nuk kemi qenë përjashtues, por iu kemi propozuar që Ministri i Rendit të vijë nga partia më e madhe në vend, por të jetë emër i dakordësuar edhe nga opozita.

Ky njeri që nuk e dënoi drogën për 4 vjet, që solli kriminelët në krye të shtetit, na premtoka se për 4 javë do e zgjidhka problemin nëse PS dhe PD bien dakord me disa ministra. Edi Rama nuk largohet nga karrigia sepse me qeveri teknike nuk kalojnë koncesionet 100 milion euro që ia dha Vilma Nushit. Zgjedhje pa largimin e Edi Ramës nuk ka e nuk do të ketë. Nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje monopartiake. Sot dëgjuam një propozim nga Beni, që kërkon të bëjmë mocion për Edi Ramën. Kjo nuk funksionin sepse në kërkojmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Nuk kërkojmë përjashtimin e Partisë Socialiste, por një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Duam që qytetarët të votojnë të lirë dhe të pa kërcënuar. Koha për ta zgjidhur këtë me dialog, po shkon drejt mbarimit. Çdo minutë reflektim është mirëpritur. Kjo lëvizje e madhe popullore do të shtrihet në gjithë vendin, përmes një aksion të përshkallëzuar politik, përmes akteve të mosbindjes civile. Javën tjetër nis bashkimi i armatës së bashkuar paqësore”, përfundoi Basha.