“Dy ngjarje në një hark kohor prej më pak se 12 orësh ditën e djeshme janë dëshmi se shteti ka rënë”, deklaroi sot në një deklaratë për media, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duke iu referuar ngjarjes në Rinas si dhe protestës së banorëve te “Bregu i Lumit”.
“Sot, Shqipëria nuk ka rend publik dhe siguri se policia është kthyer në një bandë që për të pushtetin ilegjitim të marrë me krimin, i ka lënë dorë të lirë krimit dhe po dhunon në mënyrë shtazarake qytetaret”, tha ai. “Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend kryhet grabitje me armë e avionit të linjës ndërkombëtare në mes të ditës, çdo kush e kupton se në çfarë niveli është policia?! Arsyeja dhe shkaku kryesor i rënies se shtetit, i mungesës së sigurisë për jetën dhe pronën e qytetarëve është pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit”.
Sipas tij, dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare.
“Sot, Shqipëria nuk ka rend publik dhe siguri se policia është kthyer në një bandë që për të pushtetin ilegjitim të marrë me krimin, i ka lënë dorë të lirë krimit dhe po dhunon në mënyrë shtazarake qytetarët”, tha më tej Basha, lidhur edhe me protestën e banorëve të “Bregut të Lumit”.
-
Basha-Ramës: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet
-
Përshkallëzohet protesta tek Unaza e Re në Tiranë
-
Berisha: Protesta, cunam popullor kundër regjimit të Ramës
-
Basha: Rama është jolegjitim, s’merr më vendim për shqiptarët
-
Qori: Kurrë s’ka pasur protesta kaq të mëdha që s’janë nisur nga partitë në Shqipëri, Rama të japë dorëheqje