Arbëri

Basha përjashton Berishën nga PD-ja, pezullon edhe mbështetësit e tij të protestës së 8 janarit

Lulzim Basha ka vendosur t’ia mbyllë përfundimisht derën Sali Berishës duke e përjashtuar nga PD-ja.

Të njëjtin fat e patën edhe deputetët demokrat, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Voksha, si dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani, raporton Top Channel.

Kryesia e partisë në orën 03:00 të mëngjesit vendosi të marrë një masë më të zbutur për 19 anëtarët e rithemelimit të PD duke nisur me deputetët demokratë Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu, të cilët u pezulluan nga funksionet drejtuese dhe grupi parlamentar me një kusht, distancimi nga ngjarjet e 8 janarit.

Arsyeja e dhënë nga PD për ndëshkimin e demokratëve është dhuna e ushtruar e protestës të së shtunës së thirrur nga Sali Berisha.

Pavarësisht përjashtimeve, Partia Demokratike vijon të jetë forca kryesore opozitare, por me një peshë më të reduktuar deputetësh. Pasi me vendimet që mori pa llogaritur aleatët që i ka futur në lista PD rrudhet në kuotën e 42 deputetëve./TCH