Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur sot në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me studentë dhe pedagogë për t’i ftuar për një pjesëmarrje masive në protestën e nesërme përpara Kryeministrisë.
Basha foli për vendimin e opozitës për djegien e mandateve, duke thënë se nuk mund të rrinin në Parlament me kriminelë si Jurgis Wyrbja nga PS-ja e Durrësit.
“Shqiptarët e kanë marrë vendimin, zot në shtëpinë e tyre nuk do të jenë më as kriminelët, as hajdutët, grabitësit, e as perversët. Deputetet e Durrësit nuk mund te rrinin ne krah te Rrahman Rrajes e Jurgis Çyrbes. Propaganda e Ames se te gjitha janë njësoj ka vdekur, nuk jemi te gjithë njësoj. Ai kanabizioi vendin, e futi ekonominë ne kolaps. Ne kurrë nuk kemi qene me te qarte se kur i dhamë fund fasadës e bashke me te parlamentit te krimit dhe te hajduresise”, tha Basha.
Ai hodhi akuza të forta në adresë të Vangjush Dakos, duke thënë se dosja e kryebashkiakut të Durrësit i ka kushtuar postin Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Kryedemokrati ka theksuar se “Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg”.
Ndërkohë, sa i përket kandidatëve për deputetë që dolën “tradhtarë” dhe braktisën aksionin opozitar duke pranuar mandatin, Basha tha se po shiten dhe blihen si në Pazar.
“Shikoni si e trajton parlamentin, si banja publike. Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shit-blerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti”, theksoi kreu i opozitës.
-
Basha: Berisha sot pati ditën e fundit politike
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta
-
Basha: Nuk marrim pjesë në asnjë proces zgjedhor pa u dënuar vjedhësit e votave
-
Mijëra protestues para Parlamentit, Basha kërkon rrugë për zgjedhje të lira
-
PD vendos unanimisht pro djegies së mandateve