Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha: PD kërkon ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur të martën pasdite fushatën elektorale në qytetin e Gjirokastrës, ku kryesuesi i listës është Tritan Shehu dhe ndjekur nga Roland Bejko.

Basha u shpreh se sonte janë këtu për ta çuar në fund betejën për Republikën e Re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam këtu me praninë e një liste për të përmbushur qëllimin tonë të Republikës së Re dhe Gjirokastra udhëheq me dy profesorë, Tritan Shehu dhe Roland Bejko i lauruar në Paris. E bashkuar është opozita dhe e përçarë është qeveria, sepse është opozita e tepsisë. Ne duam ndryshimin ata duan ta mbajnë siç janë”, tha Basha.

Ai ftoi qytetarët e Gjirokastrës që të bëjnë një bilanc para se të votojnë më 25 qershor.