Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në prezantimin e platformës për zgjedhje të lira e të ndershme vijoi me akuzat kundër kryeministrit, Edi Rama dhe kabinetit qeverisës.
Ai tha se Rama ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin për të manipuluar zgjedhjet e 2017-s.
“Dialogu për zgjedhjet duhet të përfshijë të gjitha palët politike. Rama është kapur në vjedhjen e shekullit, atë të unazës së re. Secili prej këtyre skandaleve do mjaftonte që kjo qeveri të kishte rënë. Shkatërrimi i votës së lirë është themeli i shkatërrimit të ekonomisë, si dhe sjelljen e niveleve të larta të papunësisë”, ka thënë Basha, transmeton TCH.
Basha thotë se zgjedhjet pa opozitën janë farsë.
“Qeveria dhe Rama janë shkelësit flagrantë të ligjit me qëllim manipulimin e zgjedhjeve. Prandaj zgjedhje pa opozitën nuk do ketë, zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Zgjedhje të lira do ketë vetëm pasi të dënohen hajdutët e 2017-s dhe të largohet Rama. Largimi i tij i hap rrugën dialogut me PS-në dhe qeverisë tranzitore”, tha ai.
-
Basha: Nuk marrim pjesë në asnjë proces zgjedhor pa u dënuar vjedhësit e votave
-
Basha: Zgjidhja e krizës politike nuk mund të kalojë nëpërmjet një pazari mes palësh
-
Basha rikthen platformën e 2017-s, si kusht për zgjedhjet
-
Berisha: Këto zgjedhje nuk do t’i njohim kurrë
-
Basha i quan zgjedhjet “masakër elektorale”, Rama thotë se s’e ka prioritet luftën politike