Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë me emrin “Çlirimi i ekonomisë, platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë”, deklaroi se “marrëdhënia mes krimit dhe politikës ka avancuar edhe në ekonominë shqiptare”.
“Kemi të bëjmë me një krizë të trefishtë që ka kapluar vendin: politike, ekonomike dhe morale. Kemi propozuar vettig-un politik si përgjigje ndaj këtij problemi kombëtar. Duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasurinë”, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, dy janë mënyrat se si po pastrohen paratë e pista në vendin tonë, me lejen e Kuvendit: “Në Kuvend po legjitimohet pastrimi i parave të pista përmes industrisë së bixhozit dhe aferave korruptive të ndërtimit”./TCh/
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta
-
Basha: Nuk marrim pjesë në asnjë proces zgjedhor pa u dënuar vjedhësit e votave
-
Basha: Zgjidhja e krizës politike nuk mund të kalojë nëpërmjet një pazari mes palësh
-
Basha: Me Ramën nuk mund të arrihet marrëveshje
-
Opozita në Shqipëri kërkon vetting për politikanët, Rama mirëpret propozimin