Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti të premten në një takim senatorin amerikan, John McCain, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
“Kënaqësi dhe nder i veçantë takimi i sotëm me senatorin John McCain, një mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve. Heroi amerikan, që ka sakrifikuar për kauzën e lirisë, ka qenë përherë një zë i fuqishëm në krah të përpjekjeve të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim në botën euro-atlantike”, tha Basha pas takimit me senatorin amerikan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSenatori McCain viziton Tiranën në kuadër të një turi ballkanik.