Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha së bashku me ekipin e tij, kanë prezantuar ditën e sotme programin ekonomik të Republikës së Re në Tiranë, me banorët e njësive 7 dhe 9.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati ka premtuar taksën e sheshtë 9%, 100 milionë euro para në dorë për fermerët. Gjithashtu ka premtuar edhe stazhe për 10 mijë të rinj, pensione minimale 250 mijë lekë të vjetër dhe ndihmë për pagesën e faturave të ujit dhe dritave për familjet në nevojë.
“1.5% e xhiros vjetore sipas vetëdeklarimit të biznesit të vogël do të jetë tavani i hekurt. Mbi këtë tavan nuk do të ngjitet askush. As qeveritar, as bashkiak. Ky tavan do të vendoset nga unë ditën e parë në zyrë. Biznesi i vogël në Tiranë i ka 7 deri në 10 fish më të larta taksat. Lloj-lloj taksash e tarifash. Kjo do të marrë fund, 1.5% do të jetë maksimumi i taksës. Pulla fiskale do të vendoset në hyrje të biznesit dhe do ta pijë e zeza çdo tatimor dhe çdo inspektor që gjendet në ambientet e biznesit që ka pullë fiskale. Subvencione për fermerët 100 milionë euro në vit. Subvencione për të gjitha ndërmarrjet që hapin vende pune. Kjo do të jetë paketa e Republikës së Re”, tha Basha.
Ky i fundit shtoi se misioni i tij është që t’u japë shansin shqiptarëve siç e pati edhe ai në jetë.
-
Basha: Do të shtojmë paratë në xhepat e shqiptarëve
-
Hamza premton heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe uljen e saj për produktet esenciale
-
Basha: Rama i është kthyer premtimeve të para 4 vjetësh
-
Basha kritikon ashpër Ramën, premton ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurt
-
Basha: Ulim taksat, nxisim prodhimin në vend