Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se koha është për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“10 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit. Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë SHBA dhe BE, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen”, ka thënë Basha.
Basha këtë javë ishte në takim dyditorë me liderët politikë të Kosovës.