Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Barrikadohet kundër demarkacionit deputeti i PDK-së Nait Hasani

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është barrikaduar në qëndrimin e tij kundër demarkacionit.

Pak kohë pasi që i ka thënë KTV-së se ai nuk e voton marrëveshjen për demarkacionin as pas ujdisë së partisë së tij me spektrin politik shqiptar, Hasani ka postuar në profilin e tij në Facebook një mori fotosh nga pika kufitare me Malin e Zi, duke thënë se “demarkacioni nuk kalon”.

Gjatë ditës, deputeti i tha Kohavisionit se nuk e përkrah marrëveshjen e arritur mes partive politike për demarkacionin.

“Është veprim politik edhe ajo marrëveshje është e partive politike dhe jo-shtetërore. Duhet ta analizoj atë marrëveshje, sepse projektligji është ndryshuar çdo ditë. Ende nuk jam përcaktuar se si të votoj, por ajo marrëveshje nuk ma ka mbushur syrin”, ka thënë Nait Hasani, deputet i PDK-së.

Lexo edhe: Qeveria s’i ka votat për ta votuar demarkacionin