Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, thotë se shkuarja në zgjedhje të reja do të rezultonte me pasoja për të gjitha partitë politike. Madje sipas tij, mund të ketë edhe bojkot të procesit të votimit.
Baraliu ka theksuar asnjë prej partive nuk është konstruktive aktualisht për konstituimin e institucioneve, e se përgjegjësia më e madhe i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asnjëra nuk ka korrektësi, po të ishte do të votonte. Janë betonizuar në pozicionet e tyre dhe është fatkeqe. Më së shumti dhe së pari përgjegjësia i takon partisë fituese. Shkuarja në zgjedhje do t’iu hakmerret, bumerang do t’iu kthehet. Do të ketë pasoja për të gjithë. Mbase edhe bojkot, qoftë parcial apo total”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Sipas Baraliut, për shkak të hatërmbetjeve politike e frikës nga marrja e përgjegjësive në dëm të shtetit, nuk po ka marrëveshje mes partive.
“Të gjithë duhet t’i flasin arsyes. Njëri subjekt politik që ka më shumë se 4 deputetë, 4 vota kaq mungojnë, dihet që AAK-ja i ka më shumë se kaq, mundet ta zhbllokojë, mundet edhe PDK-ja e LDK-ja. Ka disa faktorë që po ndikojnë që të mos ketë marrëveshje për të krijuar një qeveri që do ishte stabile dhe afatgjatë. E para se kanë hatërmbetje politike që do duhej në politikë në momente duhet të tejkalohen. E dyta është frika nga marrja e përgjegjësive ndaj kujtdo në qeveri”, u shpreh ai.
Baraliu ka thënë se presidentja duhet të veprojë shpejt dhe t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese e më pas kjo e fundit pa vonesë të japë një përgjigje.
“Duhet të veprohet pa vonesë nga ana e presidentes. Pres që Gjykata Kushtetuese ta shpallë pranueshmërinë e kërkesës edhe të AAK-së, edhe të presidentes eventualisht për tërësinë problemit dhe menjëherë të veprojë. Jemi në emergjencë kombëtare, jemi në nguti, krizë të thellë për ata që kuptojnë cka është kriza. E kjo kriza politike shtrihet edhe në ekonomi, cështje sociale, etj”, ka përfunduar Baraliu.