Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Baraliu: Bashkësia ndërkombëtare ta kërcënojë Serbinë, serbët lokalë të dalin në zgjedhje

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të kishte një qasje më kërcënuese ndaj Serbisë, që siç tha ai, t’i shtyjë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në komunat veriore.

Sipas Baraliut, Bashkimi Evropian e kishte obliguar Serbinë që t’i mbështeste serbët lokalë të dilnin në zgjedhjet e 23 prillit, por siç tha, kishte ndodhur e kundërta.

“BE-ja në emër të Serbisë është obliguar dhe ka premtuar se në zgjedhjet që do të mbaheshin, do të ketë dalje të mjaftueshme e të plotë të Listës Serbe dhe të komunitetit serb. Por kjo nuk ndodhi, Aleksandar Vuqiqi bënte thirrje, kërcënonte për mosdalje. Qeveria duhet të ulet me bashkësinë ndërkombëtare pasi kjo është e vetmja që të bëjë presion dhe të ketë efekt mbi Beogradin. Asnjë garanci e kësaj qeverie nuk i jep shtyrje. Kjo mënyrë është më periferike dhe më e pasigurt”, deklaroi ai.

Baraliu u shpreh se Qeveria e Kosovës duhet të ketë plan strategjik se si t’i nxisë serbët lokalë të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, derisa shtoi se bashkëpunimi me bashkësinë ndërkombëtare duhet të jetë i ngushtë në këtë proces.

“Nëse nuk imponohet Serbia nga bashkësia ndërkombëtare me kërcënime për sanksione, për daljen në zgjedhje, atëherë kot e kemi ne sepse një garancë të tillë e ka dhënë BE-ja për zgjedhjet e kaluara. Serbia ka qëllime të tjera, kjo Qeveri duhet të ketë strategji më të mirë dhe t’i kuptojë modalitetet dhe t’i zbatojë ato, e adresat t’i gjejë”.

Edhe I kërkohet Qeverisë të mos i bindet presionit dhe shantazhit të Listës Serbe Arbëri I kërkohet Qeverisë të mos i bindet presionit dhe shantazhit të Listës Serbe

Ai shtoi se Serbia synon shtyrjen e dialogut dhe mbajtjen e situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Baraliu theksoi se situata në veri nuk ka qenë e tensionuar nga serbët lokalë, por nga presionet e Beogradit.

Për masat e vendosura nga Bashkimi Evropian për Kosovën, Baraliu tha se janë të rëndë, pasi sipas tij, përfshijnë fusha në ekonomi, politikë.