Banorë të lagjes “Mati 1”, të hënën, kanë protestuar para Komunës së Prishtinës për arsye të bllokimit të gypave të kanalizimit. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Komunës për evitimin e problemeve me të cilat po përballen shkaku i vërshimit të ujërave të zeza në ndërtesë.
Aktualisht 215 apartamente kanë mbetur pa ujë, ngrohje dhe ashensor. Me këtë problem banorët po përballen tash e 10 ditë, që prej se ujërat e zeza i kanë bllokuar hyrjet e ndërtesave të tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Të njëjtën ditë kur u protestua, komuna ka shpallur gjendje emergjente dhe është vërë në aksion për zgjidhjen e problemit, me të cilin banorët po përballen që prej tetorit të vjetëm.
Vahide Behra, banuese në këtë objekt ka thënë se kjo është e pesta herë që ndodh vërshimi i banesës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Banorët e Matit 1 protestojnë para komunës së Prishtinës
-
Banorët e “Mati 1” protestojnë për mungesë të ujit, KRU “Prishtina” thotë se u shpenzuan rezervat
-
Ujërat e zeza mbushin katet përdhese të banesave, banorët kërkojnë zgjidhje
-
Vërshimet bllokojnë rrugë e sjellin baltë në Prishtinë
-
Banorët e “Mati 1” prej pesë ditësh përballen me telashe në ngrohje