Për ndotje të ambientit e zhurmë që vjen nga fabrika “TEOS”, në fshatin Sllovi të Lipjanit, kanë ngritur zërin banorët e këtij fshati.
Fabrika që është afër me shtëpitë, sipas banorëve, po funksionon në kundërshtim me ligjet në fuqi, ndërkohë Komuna e Lipjanit nuk po i shqyrton shqetësimet dhe kërkesat e banorëve.
Ekrem Neziri, banor i këtij fshati, ka thënë se pronari i fabrikës është i afërt i tyre, mirëpo nuk i ka dëgjuar këshillat e bashkëfshatarëve për ta ndërtuar në një lokacion tjetër.
KOHA ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga pronari i kësaj fabrike, Enver Neziri, mirëpo ai nuk ka qenë i qasshëm.
Në anën tjetër, Imer Rrustemi, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Lipjanit, ka thënë se inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se fabrika po u përmbahej kritereve dhe ligjeve në fuqi.
Edhe
Banorët në Lipjan ankohen nga kundërmimi i mbeturinave në qendër të qytetit
Drejtori Rrustemi është zotuar se sërish do ta inspektojnë këtë biznes dhe nëse bën ndonjë shkelje ligjore do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.
Banorët, që protestuan, kishin planifikuar grumbullim më të madh, por që nuk ishin lejuar nga Policia e Kosovës, shkaku i pandemisë, derisa më herët u ishin drejtuar edhe institucioneve të drejtësisë për këtë problem.
-
Inspektorati ua vendos shiritat disa gurëthyesve në Sllovi pas ankesës së banorëve
-
Banorët me peticion kërkojnë ndaljen e një biznesi në Lipjan
-
Banorët e Fushë-Kosovës në hall nga mbeturinat, vonesat arsyetohen me fluksin e shtuar të konsumit
-
KPMM-ja u përgjigjet protestave të banorëve të Shalës: Gurthyesi i plotëson kushtet