Në fshatin Shkabaj, gjysma e shtëpive mbi rrugë i takojnë Komunës së Obiliqit, e ato nën rrugë asaj të Prishtinës.
Por, banorët e 50 shtëpive që i takojnë kryeqytetit, thonë se linja e autobusit e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës është më shumë se 2 kilometra larg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kërkojnë nga Komuna që autobusi që vjen nga Prishtina dhe anasjelltas, të ketë ndryshime dhe të kalojë më afër tyre.
Vështirësitë më të mëdha thonë se i kanë nxënësit.
Të pakënaqur me transportin publik janë edhe banorë të tjerë, të cilët këtë e konsiderojnë si të padrejtë.
Përfaqësuesi i fshatit thotë se, përveç transportit, ky fshat po anashkalohet nga Komuna edhe sa u përket shumë projekteve tjera.
Shefi i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Habib Qorri, ka thënë për KTV-së se linja 6A kalon në tërë fshatin dhe se banorët duhet të ecin vetëm 500 metra deri te ndalja e autobusit.