Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Vushtrrisë pagesat për mbeturinat mund t’i bëjnë tani edhe në Postë

Komuna e Vushtrrisë sot ka nënshkruar marrëveshje me Postën e Kosovës që pagesat e shërbimit për mbledhjen e mbeturinave të mund të kryhen pa pagesë edhe në sportelet e Postës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, tha se shpresojnë që bashkëpunimi me Postën e Kosovës të zgjerohet edhe më tej.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshje me Postën e Kosovës që pagesat e shërbimit për mbledhjen e mbeturinave të mund të paguhen edhe në sportelet e Postës së Kosovës. Do të vendoset një sportel edhe në objektin e ri të Komunës, por edhe në të gjitha objektet tjera të Postës, ku qytetarët lehtë mund t’i kryejnë obligimet. Ky është një veprim tjetër i joni në drejtim të qasjes më të lehtë të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e Kosovës”, ka thënë kryetari Tahiri.

Po ashtu edhe Sejdi Hoxha, kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës, ka thënë se tani edhe qytetarët e Vushtrrisë do të kenë mundësinë e kryerjes më të lehtë të shërbimeve të pagesave si brenda objektit të Komunës së Vushtrrisë, por edhe në objektet tjera të Postës së Kosovës në Vushtrri dhe gjithë Kosovën.