Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e një fshati në Lipjan dhurojnë 185 doza gjaku për Ditën e Pavarësisë

Banorët e fshatit Kraishtë, Komuna e Lipjanit, të hënën kanë dhuruar 185 doza gjaku. Dhurimi vullnetar i gjakut është organizuar në xhaminë e fshatit në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, është bërë e ditur në faqen zyrtare në “facebook” të kësaj qendre.

Sipas njoftimit, ky është viti i shtatë që dhurohet gjak në këtë fshat dhe deri më tash janë mbledhur 970 doza.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhurimi i gjakut më 17 shkurt është kthyer në traditë, në Kraishtë.

{gallery}