Në ambulancën e fshatit Dabishec të Komunës së Prishtinës, mjeku shkon një herë në javë, çdo të enjte.
Ekipi mjekësor ka arritur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Keqekollë, por e ka pasur të pamundur të arrijë në destinacionin final, raporton KTV.
Vështirësi nëpër fshatrat e Gollakut kanë pasur edhe policia, e edhe autobusët e transportit publik.
Derisa banorët kanë pastruar edhe vetë, thonë se pastrimi është bërë vetëm në rrugën regjionale, e jo edhe në rrugët e fshatrave.
Në Komunën e Prishtinës, zëdhënësi Adonis Tahiri ka thënë se dy kompani janë të kontraktuara për pastrim të rrugëve rurale dhe se të paktën 1 herë në ditë pastrohen të gjitha, mirëpo reshjet e dendura të borës i bllokojnë sërish.
-
Rrugë të akullta pas reshjeve
-
Dimri i vështirë në fshatrat me mungesë infrastrukture e energjie
-
Bora vështirësoi ofrimin e shërbimeve nga Urgjenca dhe “Pastrimi”
-
Komuna e Prishtinës thotë se reshjet e vazhdueshme e pamundësojnë mirëmbajtjen e rrugëve
-
Banorët e fshatit Koliq ankohen se komuna nuk ua pastroi asnjë rrugë, kjo e fundit thotë të kundërtën