Skender Topalli kohë më parë është shpërngulur në lagjen “7 shtatori” në Ferizaj.
Ai thotë se kur kishte marrë leje në komunë për ndërtimin e shtëpisë, i kishin siguruar atij që aty nuk do të bëhet ndërtim i lartë, raporton KTV.
Por, tash së fundi shumë afër shtëpisë së tij komuna ka dhënë leje për ndërtimin e një ndërtese shumëkatëshe.
Edhe banorët e tjerë të lagjes së re po i kundërshtojnë ndërtesat kolektive, duke thënë që kjo po u sjell telashe të mëdha.
Ata thonë se komuna nuk i ka shqyrtuar ankesat e tyre.
Nga organizata ‘INPO’ thonë që nuk janë kundër ndërtimeve të larta, por kundër mënyrës se si Komuna e Ferizajt ka hartuar planin Zhvillimor Komunal, duke mos i informuar qytetarët për të.
Edhe
Banorët ankohen për ndërtime të larta e pa kritere
Por, drejtori i Urbanizmit në këtë Komunë, Lulzim Aliu, thotë se gjithçka është duke u bërë në bazë të Planit Zhvillimor Komunal dhe se i kanë trajtuar të gjitha ankesat.
Sipas tij, meqë me këtë plan nuk mund të jepen kushtet ndërtimore, atëherë përdoret Ligji i ndërtimeve, sipas të cilit jepen kushtet ndërtimore, sipas gjendjes reale në terren.
-
Banorët protestojnë kundër ndërtimeve pa kritere në lagjen “Gëzim Sahiti” në Ferizaj
-
Gjykata Themelore në Ferizaj nis pezullimin e punimeve në objektet shumëkatëshe pa kritere
-
Iniciohet kallëzim penal ndaj Komunës së Ferizajt për dhënien e lejeve ndërtimore pa kritere
-
Banorët e një lagjeje në Ferizaj ndihen të rrezikuar me ndërtimin e një objekti banesor