Banorët e “Bregut të Diellit” po përballen me mungesë uji sot, edhe pse tashmë në kryeqytet ka nisur furnizimi i pandërprerë.
Banorët kanë thënë se që nga mëngjesi, ka pasur reduktime dhe se kjo nuk është e arsyeshme në këto temperatura të larta.
Arbërie Zogiani-Hiseni, zëdhënëse e Ujësjellësit Prishtina, tha se për shkak të punimeve që janë duke u bërë në fabrikën e ujit në Badoc, e kanë ulur sasinë e ujit që shkon te lagjet që furnizohen nga ky liqen, në këtë rast te Bregu i Diellit.
Hiseni ka thënë se kjo do të zgjasë deri në tri ditë, por që mungesa e ujit në këtë pjesë është edhe për shkak se uji po keqpërdoret dhe nga konsumi i madh ka vështirësi të mbërrijë në pika të larta.
Artikuj të ngjashëm