Para dy javëve Komuna e Gjilanit u kishte ndarë ushqim për kafshë 40 fermerëve nëpër fshatrat e kësaj komune.
Por ndonëse kishin bërë kërkesë, banorëve të fshatit Bilinicë të kësaj komune nuk u takoi kjo ndihmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta thonë se i tërë fshati merret me blegtori, raporton KOHA.
Përderisa shtojnë se në këmbim të ushqimit për kafshët zyrtarë të Komunës u kanë kërkuar vota.
Sipas tyre, shpërndarja e ushqimit për kafshët është bërë pa asnjë kriter.
Banorët e këtij fshati, i cili gjendet në vijën kufitare me Serbinë, burim të vetëm të të ardhurave kanë blegtorinë.
Por, në Komunën e Gjilanit e mohojnë se përkatësia partiake ka ndikuar në ndarjen e ndihmave, derisa pranojnë se ka mundur të ketë lëshime teknike.
Komuna e Gjilanit për të ndihmuar fermerët në kohë pandemie ka ndarë nga buxheti i saj 10 mijë euro.