Banka Botërore e ka publikuar letrën dërguar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) për përkrahjen e projektit “Kosova e Re”, në të cilën thuhet se kjo përkrahje në parim është e kushtëzuar me përmbushjen e të gjitha kritereve të nevojshme teknike, ekonomike, mjedisore, sociale, ligjore dhe financiare të Grupit të Bankës Botërore, shkruan sot Koha Ditore.
Publikimi i kësaj letre është bërë pas deklaratave disa ditë më parë të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili ka thënë se brenda tremujorit të parë të këtij viti do të përfundojë marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global” dhe se për këtë projekt kanë marrë edhe mbështetjen e Bankës Botërore.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj çështjeje.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
- Ndërtimi i së ardhmes së Kosovës, një vend pune pas tjetrit
-
Në Beograd u theksuan mundësitë e mbështetjes ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor
-
Kosova nënshkruan marrëveshjet në vlerë 96 mln euro me Bankën Botërore
-
Premtimi i para pesë vjetëve i Kurtit s’futet në agjendë legjislative as këtë vit
-
Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare