Të ardhurat për kokë banori në Ballkanin Perëndimor janë sa 28 për qind e Gjermanisë dhe në ritmet e rritjes aktuale nevojiten pesë dekada për të arritur standardin aktual të jetesës në shtetin më të fuqishëm ekonomik të Evropës.
Kjo është bërë e ditur nga Gallina Andronova Vincelette, një drejtuese e praktikës për makroekonominë, tregtinë dhe investimet në Bankën Botërore, shkruan KsP.
Sipas saj, mundësitë e reja të rritjes ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të nevojshme për të përshpejtuar rritjen dhe kjo kërkon tejkalimin e tregjeve të vogla kombëtare dhe të fragmentuara.
“Banka Botërore shpreson të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor në rrugën përpara”, ka thënë ajo gjatë samitit informal të liderëve rajonalë në Durrës.
-
BERZH: Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë 200 vjet larg BE-së
-
Banka Botërore: Ngadalësohet zhvillimi ekonomik në Kosovë
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike 3.8%, të punësuar vetëm 37% e të aftëve për punë
-
Banka Botërore pret rritje ekonomike në Kosovë e rajon
-
Banka Botërore: Rritja e sivjetme ekonomike në Kosovë, 3.7 për qind