Rënia e mundshme e qeverisë gjermane do të kishte një ndikim të keq në dinamikën e procesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
Kështu tha profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq, në një prononcim për agjencinë e lajmeve serbe BETA.
Ai tha se shpërbërja e koalicionit qeverisës në Gjermani “në një farë mënyre ngadalësoi momentin mjaft të rëndësishëm që procesi ka marrë tani”.
“Do të ishte shumë keq në dinamikën e procesit në vazhdim në rajon, kryesisht në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, në të cilin qeveria gjermane ka një rol shumë konstruktiv”, tha ai.
Mbijetesa e qeverisë së koalicionit gjerman është dëmtuar nga politika ndaj migrantëve, përkatësisht mosmarrëveshjeve në lidhje me këtë çështje ndërmjet CDU të kancelares Angela Merkel dhe CSU të ministrit të brendshëm Horst Zehofer.
-
Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
-
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
-
Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia
-
Nga Muri i Berlinit te Kosova: Kur historia lidh fatet e kombeve