Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ballina e KOHËS Ditore në përmbledhjen e top-mediave botërore për Ukrainën

Fotografi të fuqishme e tituj dënues kanë mbuluar ballinat e gazetave më të mëdha botërore në mëngjesin e parë pas ndërhyrjes brutale të Rusisë në Ukrainë. Rrjeti i madh televiziv kanadez CTV News ka përfshirë KOHËN Ditore në mesin e tyre me ballinën me titull “Pushtimi rus i Ukrainës”.

Në këtë listë janë ballinat e gazetave më të mëdha botërore, përfshirë “New York Times”, “Financial Times”, “The Guardian” e “The Times”.

KOHËN Ditore mund ta lexoni online nëpërmjet parapagimit në portalin KOHA.net.

Me një ofertë të re, lexuesit e gazetës mund të abonohen për të lexuar vetëm gazetën (Pdf) dhe për një vit çmimi me zbritje është 30 euro apo vetëm 8 centë në ditë.

Për të parë të gjitha ofertat dhe për t’u abonuar, kliko KËTU