Edhe pse ishte në rend dite, shqyrtimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje ka thënë se nuk do ta shqyrtojë, pasi është adresuar te Kryesia e Kuvendit.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se po luhet me ndjenjat e qytetarëve të Mitrovicës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo, gjithashtu ka thënë se ky peticion do të duhej të diskutohej këtu, pra në këtë Komision.
Deputeti i VV-së, Shemsi Syla, i ka befasuar deputetët e tjerë kur tha se këtij grupi parlamentar, i kanë ardhur kopjet e peticionit të Mitrovicës së Jugut.
AAK-ja dhe PDK-ja po e kritikojnë Agim Bahtirin pse ia ka dërguar peticionin vetëm një grupi parlamentar pra VV-së, e jo të gjitha grupeve parlamentare.