Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Balje lëvizë me karrocë në kuadër të kampanjës “Sot lëvizim bashkë”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës i është bashkuar kampanjës “Sot lëvizim bashkë”.

Në një nga lokalet ku edhe po mbahet ky aktivitet, Balje ka lëvizur me karrocë.

Fotografitë dhe videot e ngjarjes janë publikuar nga Organizata “Handikos”.

Pjesë e kësaj kampanje është bërë edhe ambasadorja e Francës, Marie Christine Butel.

Ky aktivitet po shënohet me rastin e shënimit të 1 Marsit apo Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.

 

Deputetja Duda Balje duke lëvizur me karrocë… ? Falemnderit deputetes që u bë pjesë e eventit “Sot lëvizim bashkë!”

Posted by HANDIKOS on Tuesday, March 1, 2022

 

Artikuj të ngjashëm