Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Balidemaj: Fëmijët mbi 10 vjeç duhet të vaksinohen pa hezitim

Sali Balidemaj, pediatër në Prishtinë, ka thënë se duhet të nisë pa hezitim edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 10 vjeç.

Balidemaj ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se prindërit duhet të marrin masat e duhura për t’i vaksinuar fëmijët e tyre dhe kështu të ruajnë edhe shëndetin e popullatës.

“Preferohet që vaksinimi të bëhet edhe me moshat më të reja. Ka filluar vaksinimi mbi 12 vjeç por besoj se ka nevojë të nisë edhe vaksinimi i moshave mbi 5 vjet. Prindër le të marrin masat e duhura dhe t’i vaksinojnë fëmijët e vet, të ruajnë shëndetin edhe të fëmijëve edhe të popullatës dhe t’i afrohemi fundit të këtij virusi. Popullata më e re, organizmi më i ri, imuniteti aty është ende në formim e sipër, sepse jo vetëm për COVID-19 por edhe për sëmundjet tjera, edhe nëse i mbrojmë nuk bëjmë gabim, gabim bëjmë nëse nuk marrim masa dhe i lëmë në mëshirë të atij virusi”, ka thënë Balidemaj.