Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia e saj tashmë ka një qëndrim të qartë sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se nuk kanë qenë në pritje të ndonjë letre për ta përcaktuar atë.
Duke folur për letrën që ka dërguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në drejtim të LDK-së, Bajrami theksoi se është kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ai që do të përgjigjet zyrtarisht për përmbajtjen e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Letra iu ka dërguar kryetarit të LDK-së. Sigurisht që kryetari vetë do të përgjigjet dhe ai e ka ekskluzivitetin që t’u tregoj edhe juve se çfarë do të thotë për letrën. Mirëpo, LDK-ja e ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ne s’kemi qenë duke pritur letër në mënyrë që ta bëjmë qëndrim. Ne kemi qëndrim”, ka thënë Bajrami.
LDK-ja pritet sot t’i kthej përgjigje LVV-së për letrën e dërguar në të cilën kërkohej të arrijnë marrëveshje koalicioni. /KSP