Arbëri

Bajrami: Kosova ka merituar marrëveshje më të mirë

Arsim Bajrami, profesor i së drejtës kushtetuese, deklaroi marrëveshja e arritur në Ohër nuk është më e mira pasi sipas tij, marrëveshja është larg meritave të Kosovës.

Ai deklaroi në Konfrontin e KTV-së të mërkurën se dokumenti i marrëveshjes përmban më shumë elemente politike sesa juridike, e kjo sipas tij, e bën më të dëmshme përmbajtjen për Kosovën.

“Pozicioni është dobësuar edhe me qëndrimet joparimore të Bashkimit Evropian. Heqja dorë nga një marrëveshje finale dhe kalimi të enjë marrëveshje kalimtare për normalizim të marrëdhënieve. Pra, është bërë heqja dorë për të detyruar Serbinë për të bërë një njohje faktike ose formale”, deklaroi ai.

Sipas Bajramit, bashkësia ndërkombëtare po tenton të jetë faktor balancues krah Serbisë, që këtë shtet ta kthejë kah demokracia.

“Kjo marrëveshje është larg meritave të Kosovës. Kosova ka merituar marrëveshje më të mirë se kjo. Gjysma e tekstit të marrëveshjes ka një gjuhë politike tipike”, theksoi ai.