Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Deri në mbrëmje do ta dimë nëse është e vlefshme Marrëveshja e Brukselit

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami / Foto: KOHA

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami / Foto: KOHA

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë të mërkurën se në Paris, ku po mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Demokraci e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, do të testohet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. 

Duke iu referuar pikave të marrëveshjes ku palët nuk duhet të ndërhyjnë te njëra-tjetra në sferën ndërkombëtare dhe se Serbia nuk duhet ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Bajrami ka thënë se deri në mbrëmje do të dihet nëse janë të vlefshme Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot, në Paris, do të vihet në provë neni 4 i ‘Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ të sponsorizuar nga BE. Deri në mbrëmje, ne do të dimë nëse ka një marrëveshje apo jo”, ka shkruar ai në platformën X.

 

 

Gjatë mbledhjes së mbajtur në Paris, është miratuar raporti për kërkesën e Kosovëës për anëtarësim në KiE.