Kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfuqizojë vendimin për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna dhe ribashkimin e qytetit, pas vendimit të pjesës veriore që të ndërpresë komunikimin me Republikën e Kosovës.
Bahtiri në postimin e tij shkruan:
Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që t'i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.
Qyteti i Mitrovicës tani duhet të bëhet me një komunë, ashtu siç ka qenë gjithmonë, ku në këtë situatë unë do të isha kryetar i Mitrovicës së bashkuar.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Bahtiri s’heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës, thotë se do të fitonte edhe në veri
-
I zhgënjyer me Kuvendin, Bahtiri te Thaçi me peticionin për bashkimin e Mitrovicës
-
Bahtiri dorëzon në Presidencë peticionin për bashkimin e Mitrovicës
-
Qeveria i do dy komuna në Mitrovicë
-
Pa votën serbe nuk mund të bashkohet Mitrovica