Gani Bernjashi, 60 vjeçar, nga Karaqeva e Poshtme e Kamenicës dyshohet se e ka rrahur me shkop druri djalin e tij 14 vjeçar Luan Bernjashin, të cilin pastaj e ka mbyllur në dhomë për pesë orë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë. Ai e ka rrahur të birin për shkak se i kishte shpenzuar 1 mijë euro të shtëpisë pa dijeninë e tij. Mirëpo Gani Bernjashi, sipas informacione të prokurorisë, ka një histori kriminale, shkruan sot Koha Ditore.
Në vitin 1986 ishte dënuar me burg për përdhunimin e një vajze 12 vjeçare në komunën e Prishtinës, kurse në vitin 1997 ishte liruar pas vuajtjes së dënimit. Pas përfundimit të luftës ai ka bredhur nëpër rrugët e Prishtinës, kësaj radhe duke kërkuar lëmoshë nga njerëzit.
Familjarët kanë hapur të pame për 14 vjecarin të enjten, në fshatin Karaqevë por askush nuk ka dashur të prononcohet për gazetën ngase kanë thënë se nuk kanë informacione të plota se çfarë kishte ndodhur të mekurën. Mirëpo, ka qenë mjeku kujdestar Latif Sylaj në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë i cili kishte konstatuar vdekjen e djalit dhe shenjat e dhunës në trupin e tij, pasi që ai ishte derguar në këtë qendër. Sylaj ka treguar se si fillimisht familjarët që e kishin sjellë viktimën në spital kishin thënë se ai ka pësuar aksident...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Babai që vrau të birin në Karaçevë mbetet në paraburgim
-
Kosova regjistroi 10 raste të vrasjeve brenda familjes për 3 vitet e fundit
-
Askush nuk e denoncoi Gani Bernjashin për dhunë në familje
-
Askush nuk e kishte lajmëruar Gani Bernjashin për dhunë në familje
-
Për vrasjen që tronditi Kosovën flasin karaçevasit, shkolla në zi