Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Azilkërkuesit e deportuar shqiptarë – realitet i hidhur pas kthimit në vendlindje

Azili ekonomik në vendet e Bashkimit Evropian u pa nga shqiptarët për disa vite si shpresa e vetme për një jetë me të mirë. Vetëm në Gjermani në vitin 2015, pati afro 55 mijë shqiptarë që kërkuan azil, shumë prej të cilëve pas një periudhe u deportuan.

Por realiteti që azilkërkuesit e rikthyer gjetën ishte më i keq nga ai që lanë kur ikën, me plot sfida për riintegrimin dhe ngritjen e ekonomisë familjare.

Afro 55 mijë shqiptarë kërkuan azil ekonomik në Gjermani gjatë vitit 2015, duke u renditur si vendi i dytë i origjinës me më shumë azilkërkues, pas Sirisë.

Shpresa për një jetë më të mirë dhe ekonomi familjare më të fortë i shtyu drejt këtij veprimi edhe Kujtim Varfin e Nest Gjinin bashkë me familjet e tyre.

Ata pranojnë të ndajnë me Ora News dy vitet e kaluara në kampet e Gjermanisë në pritje të vendimit të shumë dëshiruar, por edhe arsyet për të cilat lanë pas gjithçka kishin.

Edhe Shqiptarët të parët që marrin shpërblimin në Gjermani për t'u kthyer në atdhe Arbëri Shqiptarët të parët që marrin shpërblimin në Gjermani për t'u kthyer në atdhe

Kujtim Varfi: Kam qenë i papunë, me ndihmë ekonomike vetë i gjashti. Merrja 60 mijë lekë në muaj. Jetë shumë e vështirë. Kam shkuar në Gjermani.

Nest Gjini: Me shpresë shumë më të mirë se këtej, ishte më mirë se këtu. Si nata me ditën. Atje ka shtet, këtu nuk ka shtet, vetëm drita e të madhit Zot.

Rregullat e forta të shtetit gjerman bënë që ata të deportoheshin sërish në Shqipëri. Por pas kthimit, thonë se gjetën një realitet edhe më të egër, mes varfërisë e papunësisë

Kujtim Varfi: Kur jam kthyer në Shqipëri kam futur fëmijët në shkollë por këtu mbeta pa punë. Prej 8 muajsh po kërkoj ndihmën ekonomike dhe akoma nuk e kam marrë.

Nest Gjini: Në jetën e përditshme mundohemi me jetu, por në mëshirë të Zotit. Vetë pa punë, nusen pa punë.

Kur i pyet nëse do të largoheshin sërish, përgjigja është pamedyshje që PO.

Kujtim Varfi: Do të kisha shkuar natën atje dhe besoj se fëmijët e mi do të bënin një jetë madhështore. Shqipëria është e bukur, Shkodra është e bukur, vetëm i mungojnë lekët.

Edhe Vështirësitë e riintegrimit të të kthyerve shqiptarë nga migrimi Arbëri Vështirësitë e riintegrimit të të kthyerve shqiptarë nga migrimi

Nest Gjini: 100% në 12 të natës dhe në 12 të ditës, nuk bëhet fjalë.

Më 25 qershor, Varfi dhe Gjini thonë se ju drejtuan kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, por kanë pak besim se diçka do të ndryshojë për mirë në këto 4 vite.