Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Azemi: Kjo qeveri nuk do dialog

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se qeveria nuk do dialog dhe se pa të nuk ka rezultat dhe as perspektivë.

Azemi ka thënë në emisionin “Sot” të KTV-së të martën, se punëtorët e sektorit privat, në 80% të rasteve më lehtë merren vesh me punëdhënësit sesa me Qeverinë, pasi siç ka thënë, mungesa e punëtorëve po e bën efektin e vet.

“Me pronarë të kompanive në 80% të rasteve problemet kur na lindin, i zgjidhim. Mungesa e punëtorëve po e jep efektin e vet. Një e keqe e kësaj qeverie është që nuk do dialog dhe në momentin që nuk do dialog nuk ka rezultat dhe as perspektivë. Ne po e bëjmë gjithë të mundur që të ulemi të bisedojmë”, ka thënë Azemi.

Ka folur edhe për pagën minimale prej 264 euro, të propozuar nga Qeveria. Sipas tij, vendit i duhet një pagë minimale prej 460 euro për të përmbushur nevojat elementare të jetës, marrë parasysh rritjen e madhe të çmimeve të ushqimeve.

“Ka shumë gjëra ushqimore që ndoshta janë shtrenjtuar përderisa pagat tona kanë mbetur ato që janë. Kërkojmë vetëm atë që ia ofrojmë pronarit të kompanisë. Nëse ne japim gjithçka prej vetës që kapitali i tij të shkojë mirë, pse të mos rriten edhe pagat tona. Sindikata është e interesuar që kapitali i kompanive të rritet, pasi pagat tona vijnë nga kapitali i tyre i qëndrueshëm”, është shprehur Azemi.

Edhe Azemi për sektorin privat: Punëtorët punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk paguhen Arbëri 6 muaj më parë Azemi për sektorin privat: Punëtorët punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk paguhen

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (FSSPK) ka organizuar protestë me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Dhjetëra punëtorë kanë dalë para Qeverisë së Kosovës, me thirrjet që t’iu vlerësohet puna dhe mundi, gjithashtu kanë kërkuar nga Qeveria të nënshkruajë marrëveshjen kolektive.

Ndër kërkesat tjera është edhe që të fillojë sa më parë aplikimi i sigurimit shëndetësor dhe të themelohet gjykata e punës.