Rrjeti i OJQ-ve AVONET, më vëmendje ka përcjellë zhvillimet në fushën e arsimit, me të cilën kjo kategori nuk ka treguar rezultate dhe tashmë është për shqetësim niveli i dobët i arsimit.
SBASHK-u, në vend që të jetë një nxitës pozitiv për të rritur cilësinë e arsimit në vend, ky institucion organizon greva dhe krijon konfuzitet në procesin arsimor, thuhet në një deklaratë për media të rrjetit AVONET.
“Arsimi në Republikën e Kosovës nuk është në gjendje të mirë, ku ky komunitet i shoqërisë ka gëzuar privilegje të veçanta duke i dalluar prej shumë kategorive tjera, rritje e pagave, mos balancimin me fushat tjera, por nuk duhet që SBASHK-u të zgjedh këtë qasje që tek nxënësit do të krijojnë pengesa, e po ashtu do të sjellë probleme të theksuara në zbatimin e planeve arsimore”, vijon deklarata.
AVONET konsideron se ky proces nuk duhet të krijojë këtë situatë jo të mirë për vendin dhe shoqërinë, po ashtu AVONET, kërkon nga institucionet të reagojnë dhe të marrin masa.
-
SBASHK: Vonesat në formimin e qeverisë po e dëmtojnë procesin arsimor
-
Një efekt “pozitiv” i moskonstituimit të Kuvendit, SBASHK-u heq dorë nga greva
-
SBASHK-u paralajmëron grevë
-
SBASHK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
-
Rexhaj: Çdo veprim për arsimin në kohë fushate ka primesa të politizimit