Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AVONET: MFSK, MSH dhe MTI, ministritë me performancën më të mirë

Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” ka matur performancën e Ministrive të Qeverisë së Kosovës dhe ka monitoruar edhe punën e tyre, ndërsa tri nga të gjitha ministritë dalin me performancën me të mirë për këta muaj të qeverisjes.

Sipas AVONET, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë disa vendime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe.

“Njëri ndër këto ka qenë edhe vendimi për mbrojtjen e prodhimeve vendore, marrjen e masave mbrojtëse nga importuesit si dhe masat mbrojtëse të konsumatorëve duke aktivizuar qendrën e thirrjeve për konsumatorë 24 orë (që deri më tani nuk ishte), ndërsa po bën edhe shqyrtimin e shpejtë të ankesave të qytetarëve brenda 24 orëve”, thuhet në njoftim.

Vendim mjaft i rëndësishëm i kësaj ministrie, sipas AVONET, është edhe tek rasti i lodrave të fëmijëve ku ishte konstatuar si shumë i rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, me ç’rast është bërë edhe ndalimi i importimit të këtyre lodrave.

“Kjo ministri ka bërë fuqizimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte të favorshme, shqyrtimi i lëndëve të mbetura që ishin një numër i madh i tyre, nëpër departamentet e MTI-së si p.sh ai në akreditim, të cilët bizneset janë ballafaquar me problem të theksuara si dhe krijimi i politikave të favorshëm për lehtësimin e shërbimeve për qytetarë dhe biznese”, thotë AVONET.

AVONET si Ministri me performancë të mirë e ka renditur edhe atë të Shëndetësisë e që sipas tyre kjo ministri e cila ishte e ballafaquar me një numër të madh të problemeve dhe pakënaqësi tek qytetarët, si mungesa e aparaturës, shërbime jo të mira shëndetësore, mos marrja e masave ndëshkuese ndaj stafit shëndetësor, ishin prej problemeve në këtë ministri.

Edhe “MFSK, MSH dhe MTI, ministritë me performancën më të mirë” Video “MFSK, MSH dhe MTI, ministritë me performancën më të mirë”

“Në Ministrinë e Shëndetësisë, janë pajisur disa klinika me aparatura të reja siç është ajo Gjinekologjisë, klinika e Kirurgjisë Torakale, Kirurgjia Vaskulare si dhe është bërë edhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe rritje e disiplinës brenda stafit shëndetësor”, thotë AVONET.

Ministria e Forcës së Sigurisë të Kosovës, është njëra prej ministrive që është në procesin e transformimit të saj, dhe e cila, sipas AVONET, është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve dhe arritjen e përmbushjeve të kritereve për transformimin e FSK.

“Kjo ministri ka arrit që të përmbush kriteret dhe të zhvillojë politika të favorshme, po ashtu si një prej institucioneve më të besuara tek qytetarët”, thuhet në komunikatë.