Rrjeti i organizatave joqeveritare në Ferizaj, AVONET, ka shprehur shqetësimin për neglizhencën e Komunës së Ferizajt për gjendjen e rrugëve në qytet, duke mbjellë ferra nëpër gropa.
“Një mosmenaxhim i mirë i Komunës së Ferizajt tregon gjendjen tmerruese të rrugëve të komunës së Ferizajt edhe pse AVONET dhe në përgjithësi shoqëria civile nga ngritur shqetësimin për mos mirëmbajtjen e rrugëve dhe poashtu duke mos marrë përgjegjësi që janë të obliguar institucioni komunal”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
Qytetarët e Ferizajt shumë herë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke reaguar dhe kërkuar në rregullimin e rrugëve të cilat janë në një gjendje alarmante, në mos mirëmbajtjen, duke diskriminuar bashkësitë e caktuara lokale, e poashtu duke mos marrë asnjëherë parasysh as ankesat e tyre dhe shqetësimet që kanë paraqit qytetarët.
“Siç dihet deri më tani Komuna e Ferizajt nuk ka lidhur ende kontratë me ndonjë prej kompanive për të mirëmbajtë rrugët dhe kjo tregon munges të qeverisjes efektive edhe pse është në buxhetin komunal janë planifikuar 200 mijë euro”.
“Sot ne mbjellëm katër therra duke treguar që në mandatin katër vjeçar të kryetarit Sfarqa nuk kishte shprehur interesim për të përmisuar gjendjen e rrugëve në qytetin e Ferizajt, një qytet me dinamizëm të madh që ka”, thuhej në komunikatën e AVONET-it.


-
Qytetarët në Ferizaj kërkojnë mbylljen e gropave në qytet
-
Gropat vështirësojnë qarkullimin në rrugët regjionale që lidhen me Ferizajn
-
Shkaku i rritjes së çmimeve, zvarriten projektet për riparimin e gropave në Ferizaj
-
Komuna e Ferizajt kontrakton pesë kompani për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit
-
Qytetarët në Ferizaj kritikojnë komunën për mosmirëmbajtje të rrugëve