Të rinjtë kosovarë nuk janë shumë të informuar rreth të drejtave të tyre. Ata thonë që deri më tash nuk ka pasur një vend se ku mund t’i adresojnë ankesat e tyre.
Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim edhe me zyrën e UNICEF-it, ka riaktualizuar platformën “Njih të drejtat tua”, nëpërmjet së cilës synohet që të rinjtë mes moshës 16 deri 29-vjeç të njohin të drejtat e tyre dhe të raportojnë për ndonjë shkelje.
Avokati i Popullit është i bindur që kjo platformë të funksionojë pasi, sipas tij, kjo kategori në Kosovë është lenë pas dore.
Ndërsa nga zyra e UNICEF-it në Kosovë shpresojnë që kjo platformë të shërbejë për përmirësimin e jetës së të rinjve.
Platforma “Njih të drejtat tua” mbulon disa nga të drejtat kryesore në fushën e arsimit, shëndetësisë, komuniteteve joshumicë, punësimit, familjes, drejtësisë, punës në komunitet, përfitimet sociale dhe fuqizimit të rinisë.
-
Të rinjtë e Kosovës me platformë informuese për të drejtat e tyre
-
Avokati i Popullit: Institucionet e drejtësisë s’po mund të garantojnë gjykim të drejtë
-
Avokati i Popullit: Ligji për mbrojtjen e fëmijës nuk po zbatohet
-
IAP: Prokurorët vendorë informohen për Platformën e të Drejtave të Njeriut
-
Paraqitet para gjyqtarëve kosovarë platforma online për të drejtat e njeriut