Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati i Popullit dhe UNHCR me Marrëveshje bashkëpunimi

Në një takim të veçantë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, priti z. Narasimha Rao, shef i Misionit të UNHCR-së në Kosovë (Agjencisë së OKB-së për Refugjatët) njofton kumtesa nga Zyra e AP-së, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi, Jashari dhe Rao, nënshkruan një Marrëveshje për bashkëpunim, qëllimi i së cilës është ofrimi i një kornize brenda së cilës Institucioni i Avokatit të Popullit dhe UNHCR mund të zhvillojnë dhe të realizojnë aktivitete dhe projekte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, monitorimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të azilkërkuesve, refugjatëve, personave pa shtetësi, personave të zhvendosur dhe personave të kthyer vullnetarisht.