Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati i Bahtirit thotë se deklarata e klientit të tij është e kundërt me atë që i atribuohet

Tomë Gashi, avokat i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se deklarata e klientit të tij për “vëllavrasjen” është e kundërta me atë që i është atribuuar.

Përmes një statusi në Facebook, Gashi thotë se Bahtiri e thotë të kundërtën e nxitjes.

“Në cilësinë e avokatit të Kryetarit Agim Bahtiri, i cili është edhe zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, ju njoftoj se ai për këtë deklaratë ka dhënë sqarimet e duhura, dhe dëgjojeni vet, ai thotë... ‘MOS HYNI’ në një konflikt vëllavrasje. Dhe kjo është e kundërta e nxitjes. Pra këtu jo që nuk ka asnjë element të veprës penale nga neni 141 i Kodit Penal të Kosovës, por ka vetëm tentim të dëmtimit të imazhit të tij të Kryetarit shumë të suksesshëm të Mitrovicës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Gashi, raporton KOHA.

Avokati Gashi më tej thotë se me këtë rast kemi të bëjmë me standard ë dyfishtë të Prokurorisë, duke shtuar: “Kur Presidenti bëri thirrje publike për rezistencë ndaj masave parandaluese të Qeverisë Kurti, asnjë prokuror nuk hapi hetime, edhe pse ajo thirrje ka qenë shumë e rrezikshme dhe atë në mes të betejës kundër virusit vdekjeprurës”.

Artikuj të ngjashëm