Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avdyli: Ligji i pagave po masakrohet

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, derisa në Kuvend po pritet të votohet Ligji për Paga, ka shkruar në Facebook se ai, pra Ligji i pagave, po masakrohet dhe si i tillë, s’ka kuptim të votohet.

“Ligji i pagave po masakrohet. Ky ligj më s’ka kuptim të votohet. Politikanë të shantazhuar nga drejtësia, politikanë që kanë kapur ndërmarrje e institucione po shkatërrojnë ligjin duke favorizuar kategori të caktuara”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Tutje, ka thënë se ky ligj dhe ky koalicion duhet të bjerë.

“Respekt vetëm për Kryetarin e komisionit Nait Hasanin që akoma po e mbron ligjin nga falimentuesit e këtij shteti”, ka shkruar tutje.

Artikuj të ngjashëm