Për shkak të mungesës së kushteve elementare higjienike dhe rrezikut për shëndetin e fëmijëve, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës (AUVK) e kanë mbyllur objektin kryesor të institucionit parashkollor “Pëllumbat e Paqes” në Pejë, që gjendet prapa Fakultetit të Biznesit, ish- shkolla komerciale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtë objekt e ka mbyllur të hënën Valon Shala, inspektor i AUVK-ut, i cili për “Kohën Ditore” ka konfirmuar se ajo çerdhe është mbyllur për shkak të rezultateve jo të mira të disa mostrave që i kanë marr me strisho për kontrollim në atë objekt parashkollor.
“Çerdhja duhet të jetë e mbyllur derisa të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i përgjithshëm i objektit. Të hënën objekti ka qenë i mbyllur dhe dje pasdite kanë filluar me pastrua dhe unë kamë qenë aty prej orës 16:00 kur kanë nisë me pastrua”, thotë Shala.
Sipas tij, drejtoresha e çerdhes duhet ta prezantojë dokumentin me të cilin dëshmohet se çerdhja është dezinfektuar nga kompania e licencuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
AUVK-u mbyll çerdhen kryesore në Pejë për shkak të papastërtisë
-
Çerdhja “Pëllumbat e Paqes” në rinovim që nga mesi i gushtit, AUV-ja kishte gjetur shumë papastërti
-
Çerdhja s`i ka njoftuar prindërit për konstatimet e AVUK-ut
-
Shumë papastërti në “Pëllumbat e Paqes” të Pejës
-
19 punëtorë të çerdheve në Pejë infektohen me COVID-19