Autoriteti i Konkurrences do të dërgojë gjatë ditës së sotme hetues nëpër barnatore, rreth rritjes së çmimit të maskave.
Valon Prestreshi, drejtor i këtij autoriteti, ka thënë për "Sot" të KTV-së se janë marrë shumë ankesa nga qytetarët për rritjen e çmimit të maskave dhe se do të dilet për të vërtetuar nëse ka marrëveshje nga barnatoret për rritje të çmimit, gjë kjo e ndaluar.
Aktualisht, në shumë barnatore ka mungesë të maskave, të cilat po përdoren si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ankesa për rritje të çmimeve nëpër barnatore, Autoriteti i Konkurrencës premton hetime
-
Prestreshi thotë se kanë nisur hetimet rreth ngritjes së çmimeve në farmaci e dyqane
-
Hetimi i rritjes së çmimeve nga Autoriteti i Konkurrencës, sot në “60 Minuta”
-
Autoriteti i Konkurrencës thotë se po i monitoron tregjet që mund t’i kenë rritur çmimet
-
Oda e Farmacistëve kërkon rregull nga institucionet për çmimet e produkteve medicinale