Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga nesër (1 qershor), nuk mund të bëjnë regjistrimin e automjeteve, pa i paguar gjobat që mund t’i kenë për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor.
Sipas Ligjit për Automjete, Nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor, transmeton kp.
Ky vendim i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtësve në trafik.
Po ashtu, qëllim i këtij vendimi është parandalimi dhe zvogëlimi i numrit aksidenteve në trafik.
-
Automjetet s’mund të regjistrohen më pa paguar gjobat
-
Regjistruesit e automjeteve s’po pajtohen me vendimin e MPB-së që obligon pagesën e gjobave
-
S’ka gjoba më për veturat e paregjistruara
-
Gjobat e trafikut nga 3 prilli dërgohen në adresë të pronarëve të automjeteve
-
Ashpërsohen gjobat për kundërvajtësit në trafik